Legjenda e Milan bëhet president në shtetin afrikan

Një ish-futbollist për herë të parë bëhet president i një vendi. Ja cfarë do të thotë të jesh yll, pasi te njerëzit influencon shumë. Legjenda e Milan, George Weah është zgjedhur president i Liberisë. Ish-fituesi i “Topit të Artë” me skuadrën italiane ka fituar garën për president të Liberisë.

Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve në Liberi ka njoftuar se ish-sulmuesi i Milan, George Weah, ka fituar zgjedhjet për president, duke mposhtur Joseph Boakai. Ëeah do të zëvendësojë ish-fituesin e çmimit Nobel për Paqe, Ellen Johnson-Sirleaf, i cili drejtoi Liberinë për 12 vite. Weah kishte tentuar të bëhej president edhe në vitin 2005 dhe 2011, por kishte humbur zgjedhjet.