LSI hedh poshtë pr.ligjin për minoritetin

LSI ka hedhur poshtë në Kuvend, projektligjin e paraqitur “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare”. Sipas kryetarit të grupit të LSI-së, Petrit Vasili, ky është provokim i rëndë, pasi zhduk kufijtë ndërmjet pakicave dhe etniteteve.

“Ne emër të diskriminimit pozitiv, ligji afron koncepte që nuk pajtohen me konventën kuadër. Deformimet janë aq të mëdha sa të shtyjnë që të dyshosh se nuk jemi para një dokumenti juridik, por një dokumenti politik që të bën të mendosh se jemi para ish-Jugosllavisë së djeshme. Ja ç’shkruhet në pikën dy, ku thuhet se cilat janë pakicat… Pra, janë zhdukur kufijtë ndërmjet pakicave kombëtare, etniteteve me statuse historike të mjegullta, ndërmjet minoriteteve dhe pakicave kulturore”, tha ai.