Masakra e Lushnjës/ Flasin familjarët e viktimave

Pak ditë pas atentatit në Lushnjë ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha si dhe u plagosën dy të tjerë, flasin të afërmit e viktimave.

Për “BalkanWeb” ata rrëfejnë se janë vrarë gabimisht.

Gjyshja e Zamir Latifit rrëfen se nuk është vrarë objektivi, por nipi i saj gabimisht. Ndërkohë edhe xhaxhai i Jurgen Hoxhës kërkon drejtësi.

“Kërkojmë drejtësi, pasi djali ynë nuk është përfshirë në trafiqe”- tha xhaxhai. Ngjarja ndodhi para 3 ditësh në lagjen “Loni Dhamo”, në vendin e quajtur “Ura e Përroit” Lushnjë.

Pasi kryen vrasjet autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa kanë djegur edhe mjetin në aksin rrugor Lushnje–Berat në vendin e quajtur ‘Çukas i Vjetër’. Policia ka shpallur në kërkim Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin si autorë të dyshuar.