Masakra në Lushnjë/ Zbulohet e kaluara kriminale e Laert Haxhiut

Detaje të reja janë zbuluar për Laert Haxhiun, të dyshuarin kryesor për masakrën e ditës së djeshme në qytetin e Lushnjës.

Haxhiu ka qenë edhe më parë i dënuar. Haxhiu tashmë është shpallur në kërkim për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Dy vite më parë, ai u arrestua nën akuzën e “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, e ndërsa Prokuroria kërkoi dënim me 8 vite burg për të, gjykata vlerësoi se duhet të fajësohej vetëm për “moskallëzim krimi”.

Më 19 maj 2016, Gjykata e Durrësit mori vendimin për ta dënuar me 17 muaj e 10 ditë burg Haxhiun. Në 2015-n ai u arrestua në një lokal karburanti në rrugën Durrës-Rrogozhinë. Kjo pasi ai dyshohej si një nga dy shitësit e një sasie heroine që u shkëmbye në parkingun e karburantit. Por Laert Haxhiu sapo pikasi uniformat blu, u hodh nga një lartësi duke lënduar këmbën.