Mesazhi i fundit i Dritan Priftit. Një profil ndryshe i “njeriut-video”

Mesazhi i fundit politik i postuar në rrjetin social Facebook nga ish-ministri Dritan Prifti është i datës 21 qershor, disa ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Ish-ministri i Energjetikës, Dritan Prifti, është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Prej më shumë se një viti, Dritan Prifti kurohej pasi vuante nga një sëmundje e rrallë e gjakut.

Kohët e fundit, Prifti i ishte nënshtruar një operacioni të vështirë jashtë shtetit, pas të cilit nuk kishte pasur përmirësime. Për këtë arsye, Dritan Prifti ishte tërhequr edhe nga politika.