Meta: Dhënia e shtetësisë shqiptare për qytetarët e Kosovës rrezik për pezullimin e vizave për Shqipërinë

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta përgjatë një interviste në “Radio Televizionin e Kosovës”, ka deklaruar se dhënia e shtetësisë shqiptare për qytetarët e Kosovës mund të sjellë pezullimin e vizave edhe për qytetarët e Shqipërisë.

Kjo mund të mos ishte asnjë zgjidhje afatshkurtër për arsye se Shqipëria, e cila ka në fuqi aktualisht marrëveshjen për lëvizjen e lirë në zonën Shengen, padyshim që është nën monitorim nga vendet e zonës Shengen të Bashkimit Evropian mbi plotësimin e detyrimeve për liberalizimin e lëvizjes së lirë në zonën Shengen, të cilat kanë të bëjnë me parametrat e kontrollit të kufijve, të cilat kanë të bëjnë ende me parametrat e sigurisë të dokumenteve të udhëtimit dhe identifikimit, me parametrat e luftës kundër krimit të organizuar, me parametrat të kërkesës së azilkërkuesve nga Shqipëria në vendet ku shqiptarët e Shqipërisë lëvizin pa viza.

 Dhe me pak fjalë, një lëvizje e pakonsultuar në këtë drejtim mund të sillte pezullimin e vizave edhe për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Pra, mund të mos ishte tepër produktive pavarësisht nga qëllimi i mirë pozitiv dhe ndihmues që ka një propozim i tillë”, tha Meta.