Meta takohet me Kryeparlamentarin e Kosovës/ Bashkëbiseduesit shprehin mbështetjen për agjendën e përbashkët të dy qeverive

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Kryeparlamentarin e Kosovës, Kadri Veseli, në vijim të vizitës shtetërore dy ditore në Kosovë.

Meta e ka përgëzuar zotin Veseli për rizgjedhjen në postin e Kryeparlamentarit të Kosovës.

Presidenti Meta duke iu referuar sfidave kryesore me të cilat përballet Kosova dhe shoqëria e saj, si liberalizimi i vizave nga Bashkimi Evropian, demarkacioni me Malin e Zi dhe rifillimi i dialogut me Serbinë, ka shprehur besimin se Kuvendi i ri Kosovës dhe forcat politike parlamentare do të përqëndrohen në mënyrë gjithëpërfshirëse e konsensuale për gjetjen e zgjidhjeve të nevojshme.

Të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur mbështetjen për agjendën e përbashkët të dy qeverive dhe përgatitjen për takimin e radhës.