Meta tek Pacolli: Do ndihmoj për lobimin. Më llogarisni si pjesë të MPJ-së së Kosovës     

Gjatë vizitës në Kosovë, duket se presidenti Ilir Meta ka patur një axhendë të ngjeshur. Vizitës së tij në Kosovë i ka ardhur fundi, e ndërsa ai ka zhvilluar takimet me të gjithë politikanët në vend.

Kjo ditë ka qënë mjaft intesive për të. Sikundër duket qartë dhe nga fotot në fjalë, të cilat po ua përcjell Konica.al, mbrëmja ka qënë tejet speciale për të, ndërsa ndodhet në krah të Behgjet Pacollit.

Ai e ka mikpritur presidentin Meta si të ftuar specialë. Të pranishëm janë dhe shumë politikanë të tjerë kosovarë. Presidenti Meta ka shprehur angazhimin e tij në mbështetje njohjesh të mëtejshme ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.