Mundi Kosovën dhe shkoi në Botëror, futbollisti e festoi kështu…

Një foto e publikuar në Instagram është bërë virale dhe e komentuar shumë, kjo edhe për faktin se futbollisti luan në Serie A. Lojtari i Udinese-s, Emil Hallfredson, që në të kaluarën është dalluar për kthjelltësinë dhe seriozitetin e tij, brenda dhe jashtë fushës, këtë herë i ka lënë të gjithë pa fjalë. Si e ka festuar ai fitoren ndaj Kosovës, që i ka siguruar Islandës kualifikimin në Kupën e Botës? Duke luajtur një ndeshje shahu lakuriq dhe duke e postuar këtë moment në Instagram.

Emil Hallfredson, mesfushori i Islandës, ka befasuar të gjithë, duke u shfaqur si nëna e ka bërë në rrjetet sociale, pak orë pas arritjes historike të kombëtares së tij. Në profilin e tij në Instagram ka publikuar një fotografi ku shfaqet lakuriq, teksa luan shah me një shok të veshur. Nuk dihet akoma arsyeja që ka shtyrë Hallfredson që ta bëjë një gjë të tillë, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që ky gjest të ketë lidhje me një bast.

The art of playing chess wearing shoes. Skák og mát Fredrico ⚽️🏋🏼‍♀️🇮🇸#roadtorussia #russia18

A post shared by Emil Hallfreðsson (@emilhallfreds) on

Gjithsesi, shokët e tij tek Udinese nuk e kanë humbur rastin për ta tallur. Perica e ka përkufizuar mesfushorin “Playboy”, Widmer e ka pyetur “Çfarë do të tregosh”. Edhe Jankto i është bashkuar grupit friulan, duke shkruar “Më intereson edhe mua”. Islanda do të luajë për herë të parë në Kupën e Botës dhe bëhet kështu vendi më i vogël (351 mijë banorë) që ka luajtur ndonjëherë në këtë veprimtari madhore futbollistike.