Ndalon aplikimi për Lotarinë, ja çfarë thotë Ambasada

Prej më shumë se 48 orësh, të gjithë ata që kanë provuar të aplikojnë për Lotarinë Amerikane, janë përballur me një faqe joaktive, me mbishkrimin “jashtë funksionit për mirëmbajtje”.

Për pjesën dërrmuese, ky pezullim u lexua si rënie e serverit, e shkaktuar nga mbingarkesa në rrjet. Por Ambasada Amerikane në vendin tonë ka sqaruar se ndërprerja nuk e ka origjinën në Shqipëri, por ka prekur praktikisht të gjitha vendet në të cilat aplikohet programi i vizave përmes lotarisë.

“Faqja e internetit të Lotarisë Amerikane http://dvlottery.state.gov është përkohësisht jashtë funksionit për mirëmbajtje.

Kjo është një ndërprerje në mbarë botën, që prek të gjitha vendet, jo vetëm Shqipërinë. Ne do t’ju njoftojmë sapo të kemi më shumë informacion”. Udhëzimi përcakton si datë të fundit 7 nëntorin.