Ndërtimi mbi Vjosë/ Rama: Shkarkimet në polici do bëhen normë!

Me anë të një statusi të shkurtër në rrjetin social Facebook, kryeministri Edi Rama ka reaguar gjatë mesditës pas shkarkimit nga Haki Çako të krerëve të policisë në Përmet e Këlcyrë, në lidhje me masakrën që lejuan të ndodhte në Vjosë. Ai shkruan se shkarkimet në polici për krimin mbi Vjosë është vetëm fillimi.

“Shkarkimet në polici për krimin mbi Vjosë duhet të jenë vetëm fillimi dhe duhet të bëhen normë për çdo krim mjedisor”, shkruan ai.