Ndocajt nuk i dridhet qerpiku e ia “mbledh” Ndokës: O filozof, nga sot e tutje ke punë me mua!

Pas deklaratave thumbuese drejtuar Ndocajt nga kreu demokristian Nard Ndoka, ka ardhur edhe reagimi i ashpër nga ish-deputeti.

Ai e ka cilësuar si një parazit të shoqërisë shqiptare. Ndocaj, përmes një statusi në Facebook ka ashpërsuar tonet, madje Ndokën e ka cilësuar edhe si një filozof.

Në këtë analizë në të cilën ai shfryn dufin, nënvizon ndër të tjera se ai nuk kishte ndërmend që të merrej me Ndokën, pasi ka 20 vjet që është deputet dhe që qëndron poshtë sofrave të pushtetit, herë majtas e herë djathtas, duke demtuar rëndë imazhin e komunitetit demokristian.