Ndriçim Xhepa sëmuret rëndë. Shteti akordon 50 milion lekë për kurimin e tij jashtë vendit

Prej kohësh aktori Ndriçim Xhepa vuan prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, ndaj Këshilli i Ministrave i ka akorduar një fond prej 50 milion lekësh të vjetra aktorit për shërimin e tij jashtë vendit.

VENDIM

Nr. 540, datë 9.10.2017

PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË Z. NDRIÇIM XHEPA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr. 130/2016, “Për buxhetin e vitit

2017”, të ndryshuar, dhe në vijim të shkronjës “c”, të pikës 9, të vendimit nr. 18, datë 11.1.2017, të

Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e

detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2017”, me propozimin e ministrit të

Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Ndriçim Xhepa, në masën 5 000 000 (pesë milionë)

lekë.

  1. Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
  2. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave të institucionit të kurimit.
  3. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të

Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI

Edi Rama.