Në flakë makina tek tuneli i Krrabës

Merr flakë  një makinë pranë tunelit të Krrabës. Ngjarja ndodhi rreth mesdites në aksin rrugor Elbasan-Tiranë në dalje të tunelit.

Një  automjet tip Benz është përfshirë nga flakët. Nuk ka dëmtime në njerëz, ndërkohë që automjeti është shkrumbuar në pak minuta. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikëset ndërsa policia po punon për të zbardhur të vërtetën.