Një kollare nga Melania Trump bën diferencën

Melania Trump shquhet gjithmonë për stilin e saj të veshjes, herë klasik, e herë ekstravagant. Këtë herë në Shtëpinë e Bardhë, teksa priste në një vizitë kryeministrin kanadez Justin Trudeau dhe bashkëshorten e tij, Sophie, zonja e parë e Amerikës ka zgjedhur një look ndryshe nga sa jemi hasur më parë.

Ajo kishte veshur një kostum gri, me pantallona të Raulf Loren dhe një kollare të zezë. Këto detaje e diferencojnë nga të tjerët, duke na sjellë një tjetër imazh.