Një tjetër masakër si ajo e Lushnjës? Artan Hoxha: S’keni parë asgjë akoma…

Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar në emisionin “Opinion” se masakra që ndodhi në Lushnjë është vetëm fillimi i një krimi që do të ketë pasoja të rënda. Kjo lidhet ngushtësisht me faktin se asnjë nga personat e vrarë nuk ka qenë objektiv i atentatit.

“Për fat të keq është vetëm fillimi i një masakre. Në Lushnjë sapo kanë filluar. Autorët e kësaj ngjarje nuk kanë qëlluar asnjë objektiv të rëndësishëm. Si ka mundësi që Orges Bilbili është dënuar me 11 vjet burg dhe ishte i lirë?

Laert Haxhiu është kapur para dy vitesh duke trafikuar një sasi heroine. Kur e kapi policia tha që isha sepse mendova se ishin ata të Aldo Bares dhe ika.

Janë gjetur tre kallashnikov në makinë. Kemi tre autorë me kallashnikov. Ky është vetëm fillimi i një masakre të vërtetë që sapo nis në Lushnje. Unë po mendohem që të bëj apel”, tha Hoxha.