Noka: Ministri i Sigurimit do t’i mbyllë gojën opozitës!

Pas mbylljes së punëve të Kuvendit, për shkak të përjashtimit të deputetit Noka, ky i fundit thotë se nuk është gjë tjetër veçse një atentat që i bëhet demokracisë dhe fjalës së lirë.

“Ato komente që kam patur për të bërë, i kam bërë. Këtu është atentat ndaj demokracisë. Kanë vënë në krye të Kuvendit Ministrin e Sigurimit, për t’i mbyllur gojën opozitës”, u shpreh Noka.

Në seancën e sotme plenare, pas bllokimit të foltores së Kuvendit nga deputetët demokratë, kryeparlamentari Ruçi vendosi përjashtimin e deputetit Flamur Noka. Pas kësaj u ndërpre seanca për të rifilluar në orën 17:00. Por edhe rifillimi i seancës plenare, e gjeti deputetin Noka të ulur në ndenjësen e tij, duke mos pranuar të lërë sallën e Kuvendit.