Noka shfaq rezistencë, Ruçi mbyll Parlamentin

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka mbyllur seancën e sotme të Kuvendit, pasi deputeti demokrat Flamur Noka nuk pranoi që të largohej nga salla, pas përjashtimit.

Sa i takon rregullores, edhe një herë tjetër Ruçi ka dëshmuar se është mjaft strikt. Pasi shtyu disa herë seancën, ai e mbylli për sot Kuvendin, për ta zhvendosur ditën e nesërme, pasi deputeti Flamur Noka i përjashtuar, nuk kishte dalë ende nga salla.