O administrator, Kavaja është humbja më e madhe e Lulzim Bashës/ Fjalët e Ahmetaj sot në Kuvend

Gjatë replikave në Kuvend, ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj theksoi se Lulzim Basha humbi me 1 mijë vota në Kavajë dhe fitoi Isa Sakja me 23 vota.

Ndër të tjera Ahmetaj tha ‘Isa Sakja duhet të ishte kryetar i Partisë Demokratike, mund të ishte kryetar më i mirë se sa ky që do t’ju çojë nga humbja në humbje.’

“Do i referohem Kavajës se ma keni zënë në gojë edhe shpresoj që të vazhdoni të ma përmendni Kavajën. Po, në Kavajë fitoi Isa Sakja me 23 vota. Nuk na i vodhi votat, nuk ja vodhëm votat. Përkundrazi, bëmë një fushatë qytetare. Ishin 2 emra në fletën e votimit. Ishte Isa Sakja, ishte dhe Lulzim Basha. Lulzim Basha humbi me 1 mijë vota në Kavajë. Populli i Kavajës i dha 1 mijë vota plus emrit të Edi Ramës përballë emrit të Lulzim Bashës. Kurse emrit të Dorianit me emrin e Isa Sakës, i dha 23 vota plus këtij të dytit. Nuk kishte hapësirë për të debatuar.

Është një shembull se si një parti e përgjegjshme, se si një mazhorancë e përgjegjshme ndryshon rezultatin me 23 vota, me logjikën e administrator mavrisë. Isa Sakja duhet të ishte kryetar i Partisë Demokratike, mund të ishte kryetar më i mirë se sa ky që do t’ju çojë nga humbja në humbje. Megjithatë do t’ia përmend Kavajën, por ju lutem thojani, kushdo që e ka afër edhe personalisht: “O administrator, Kavaja është humbja më e madhe e Lulzim Bashës. Është votuar Isa Sakja dhe është rrëzuar Lulzim Basha”, tha Ahmetaj.