Paloka ‘shpërthen’ ndaj Ruçit: Nuk duhet të dënohet zoti Noka, por duhet të dënohet Edi Rama…

Janë zbardhur bisedat e para të mbledhjes me dyer të mbyllura të Byrosë së Kuvendit.

Mësohet se po diskutohet për përjashtimin me 10 ditë nga jeta parlamentare të deputetit Flamur Noka, që krijoi rrëmujë sot në sallën e Parlamentit.

Sipas burimeve të ‘BalkanWeb’  kreu i grupit Palamentar të PD-së Edi Paloka jo vetëm ka kërkuar të mos dënohet Flamur Noka, por i është drejtuar kryetarit Gramoz Ruçi me tone të ashpra, duke thënë se duhet t’i kërkojë falje deputetit demokrat.

Në nisje të mbledhjes, Paloka i ka thënë kryeparlamentarit Ruçi se është pikërisht ai që e ka shkelur rregulloren, ndërsa dënimin e meriton kryeministri Rama.

“Keni shkelur rregulloren, nuk duhet të dënohet zoti Noka, por duhet të dënohet Edi Rama. Duhet t’i kërkoni falje Flamur Nokës”, ka thënë Paloka.