Plas gallata në Kuvend/ Basha-Ramës: Je i çekuilibruar, më kërcënon e pastaj më thua i dashur!

Basha ka shprehur shqetësimin për gjendjen shëndetësore të Ramës. Gjatë fjalës së marë në Kuvend, ai tha se çekuilibrimi i Ramës është çështje e Republikës.

Rama: Ishte Basha që tha: “Peshkatari është peshku më i madh. Këto janë çështje që unë ftoj deputetin Ndoka t’i zgjidhë në gjyq, për të drejtën e autorit. Sa për përgjegjësinë, ai bëri shumë herë pyetjen: Çfarë përgjegjësie mund të mbaj unë?! Në fakt, çfarë përgjegjësie mund të mbajë kryetari i PD që shkon nga humbja në humbje? Se Saliu përgjegjësinë e mban, kurse ky pyet çfarë përgjegjësie të mbaj unë?!

Nuk e kupton se është përgjegjësi kur thotë arresto këtë e atë, kur duhet të nxjerrë provat. Ne kemi taksiratin të rrimë këtu e të debatojmë me ju. Më the se je me rreth të kuq. Mos u mer me rrethin e kuq, por shiko vizën e kuqe që ta vunë shqiptarët se aq më poshtë po e çon opozitën dhe më të trashë do ta kesh vizën kur të vijnë zgjedhjet e tjera. Jeni një parti që po shkon për …pambuk”, deklaroi Rama.

Basha: Je i çekuilibruar totalisht, njëherë më kërcënon, pastaj më thua i dashur!!! Çekuilibrimi yt është çështje e Republikës. Në vende normale, kemi procedura të tilla mjekësore. Dhe një shofer autobusi nuk mund të flasë në këtë gjendje të çekuilibruar si po flet ti këtu. Ta shndërrosh debatin për krimin në një cirk?!”.