Programi i dietologes Blerina Bombaj që eliminon 1 kg dhjamë në 7 ditë!

Shumë persona kanë provuar të praktikojnë teorinë e indeksit glicemik për të rënë nga pesha. Dhe shumë prej tyre ia kanë dalë mbanë me sukses. E pse jo, kjo teori ka baza të mjaftueshme shkencore. Nëse merrni parasysh të zbatoni këtë teori për të humbur kilogramët e tepërt, mund të arrini minus një kilogram në vetëm një javë dhe për më tepër vetëm dhjamë.

Me ndihmën e indeksit glicemik, ushqimet vendosen në kategori sipas efektit që këto ushqime kanë në rritjen e sheqerit në gjak. Pra, ne zgjedhim ushqime me indeks glicemik të ulët, që jo vetëm nuk e rrisin shpejt sheqerin në gjakun tonë, por edhe na mbajnë të ngopur për më shumë kohë (sidomos kur kanë përmbajtje të lartë fibrash). Në këtë mënyrë, ushqimet që janë “me të kuqe”, duhet të evitohen për sa kohë duam të humbasim peshë, ushqimet “me portokalli” mund t’i konsumojmë në fazën e ruajtjes së peshës dhe vetëm në sasi të pakta në fazën e dietës dhe ushqimet “me jeshile” janë ushqimet kyç në suksesin tonë të rënies në peshë.

Studimet tregojnë se dieta, sipas indeksit glicemik, rezulton në humbje më të madhe të dhjamit (80% më shumë dhjamë të humbur, krahasuar me dietat standarde) dhe ulje të konsiderueshme të kolesterolit në gjak.

E vërteta është që ne mund të humbasim peshë pothuajse me të gjitha dietat, por sa është e mundur ruajtja e peshës së re? Sigurisht që disa prej tyre mund të jenë të rrezikshme për shëndetin tonë dhe disa të jenë torturuese, duke të lënë gjithë kohës të uritur. Dieta e indeksit të ulët glicemik është një mënyrë ushqimi, që me disa modifikime të vogla, mund të jetë një zgjedhje shumë e shëndetshme, të cilën mund ta ndjekim gjatë gjithë jetës sonë sepse ajo mund të na ofrojë zgjedhje të larmishme dhe ç’është më e rëndësishme, të na japë kënaqësinë e të ndjerit të ngopur.

Le të kemi parasysh se: Ushqimet “me portokalli” mund të konsumohen në sasi të kontrolluara.

PROTEINAT

Mishi i pulës i bardhë pa lëkurën, mish gjeli deti, mish viçi pa dhjamë, peshk, karkaleca.

Bërxollat, brinjët, proshutat, vezët, fasulet, thjerrëzat, qiqrat.

Pançeta, sallami, salsiçet, mishi me dhjamë, të brëndshmet.

FRUTA & ZARZAVATE

Zarzavate: Spinaqi, lakra, brokoli, lulelakra, kastraveci, domatja, karotat, sallata jeshile, lakra e kuqe, radikio, pazia, rukola, kungulli i verdhë, mashurkat, patëllxhani.

Fruta: Pjesa më e madhe e frutave, përveç atyre që janë me të kuqe.

Agjinaret, panxhari, patatet e ziera, kungujt, misri, ananasi, bananet, kivi, pjepri, shalqiri, rrushi.

Patatet e skuqura, frutat e thara.

SHEQERNAT

Të gjithë llojet e bukës me integrale, makaronat integrale dhe orizi integral.

Gjithë llojet e piteve, kulaçëve, bukët e thekura të gatshme (me integrale).

Gjithë llojet e bukës së bardhë, orizi i bardhë, makaronat e zakonshme, tortelinet, raviolet, pica, keku, kruasanët, krepat, vaferat.

YNDYRNAT

Vaj ulliri ekstra të virgjër, qumësht pa yndyrë (0,5%), kos, djathë me më pak se 10% yndyrë, bajame, lajthi, arra dhe fara të linit.

Majoneza e bërë vetë me vaj ulliri, avocado, salca e kosit dhe të gjithë frutat e tjerë të thatë.

Gjalpi, margarina, salcat e gatshme, krem qumështi, qumështi dhe kosi me yndyrë të plotë, vajrat e tjerë bimorë dhe gjalpi i stikave.

Programi 7 ditor

Në këtë program vakti kryesor është vendosur në darkë për të dhënë mundësinë e zbatimit të orareve edhe nga personat që janë në punë me orare të zgjatura dhe vaktin e drekës e kemi formuluar për të qenë më i lehtë për t’u marrë me vete nga shtëpia.

Me këtë program mund të humbisni 0,5 – 1 kg në javë. Të jeni të sigurt që jo vetëm do të jeni të ushqyer mirë, por do t’i jepni një shtysë të fortë metabolizmit në mënyrë që trupi të diegë sa më shumë kalori gjatë ditës. Mbani mënd: kur ne e ushqejmë metabolizmin mirë ai do të funksionojë akoma më mirë!

 

DITA 1

Mëngjes        

  • 1 portokall
  • 1 kos (2%)
  • 50 gr tërshërë
  • 2 lugë bajame ose arra
  • 1 kupë çaj pa sheqer

Paradite

 

  • 90 gr djathë pa yndyrë si gjiza
  • ½ kastravec
  • 1 frut

 

Drekë

  • 5 karkaleca mesatarë të pjekur në skarë
  • 1 sallatë jeshile
  • 1 fetë bukë të zezë

Pasdite

  • 1 frut

Darkë

  • 120 gr fileto viçi
  • 2-3 patate të vogla të ziera
  • Perime të ziera

Para gjumit

1 frut

 

DITA 2

Mëngjes

  • 2 feta proshutë pule
  • 1 fetë të hollë bukë thekre
  • 2 lugë të vogla vaj ulliri ose 8 ullinj
  • 1 kupë çaj të zi

Paradite

  • 1 frut

Drekë

  • 1 sallatë jeshile dhe gjoks pule me 1 lugë vaj ulliri + limon ose uthull molle
  • 1 mollë jeshile

Pasdite

  • 1 kupë me karota dhe kastraveca të prerë për së gjati, të freskët

Darkë

  • 150 gr salmon në skarë ose në furrë
  • 2-3 patate të ziera
  • 1 kupë kërpudha (të pjekura)
  • 1 sallatë jeshile

Para gjumit

1 kos me copëza frutash

Dita 3           

Mëngjes

  • 1 fetë të hollë bukë me drithëra
  • 2 lugë të vogla vaj ulliri
  • 50 gr gjizë pa yndyrë
  • 1 domate
  • 1 kupë çaj jeshil

Paradite

  • 5 arra

Drekë

  • 1 fetë bukë të zezë
  • 30 gr gjoks pule
  • 30 gr djathë pa yndyrë
  • 1 kastravec + pak speca të freskët

Pasdite

  • ½ fetë bukë të zezë
  • 1 lugë salcë kosi

Darkë

  • 120 gr fileto pule
  • Perime të pjekura (kunguj, domate, speca)

Para gjumit

  • 1 frut

 

DITA 4         

Mëngjes

  • 1 mandarinë
  • 1 filxhan qumësht
  • 3 lugë tërshërë
  • 2 lugë arra
  • 1 kupë çaj

Paradite

  • 1 kupë kos me 1 lugë fara lini

Drekë

  • 1 sallatë jeshile
  • 1 vezë të zier

Pasdite

  • 1 mollë
  • 10 lajthi

Darkë

  • 150 gr sardele
  • Perime të ziera

Para gjumit

  • 1 kos me kastravec

DITA 5

Mëngjes

  • 1 kupë luleshtrydhe
  • 1 fetë bukë thekre
  • 2 lugë të vogla vaj ulliri
  • 30 gr djathë
  • 1 kupë çaj jeshil

Paradite

  • 10 lajthi

Drekë

  • 1 sallatë jeshile me peshk ton dhe pak vaj ulliri
  • 1 fetë bukë të zezë

Pasdite

  • 1 kos me copëza frutash të freskëta

Darkë

  • Brokoli dhe karota të ziera
  • 120 gr makarona integrale të ziera
  • 60 gr djathë (gjizë)

Para gjumit

  • 1 frut

 

DITA 6

Mëngjes

  • 1 fetë të hollë bukë të zezë
  • 2 lugë të vogla vaj ulliri
  • 4 ullinj
  • 30 gr gjizë
  • 1 portokall
  • 1 kupë çaj

Paradite

  • 10 arra
  • 1 kupë çaj jeshil

Drekë

  • 1 fetë bukë të zezë
  • 30 gr gjoks pule
  • 30 gr djathë
  • 1 domate

Pasdite

  • 1 sallatë me fruta të freskëta

Darkë

  • 120 gr pulë të pjekur
  • Spinaq të freskët me pak domate dhe ullinj të zinj, pak vaj ulliri, pak limon
  • 1 kupë oriz kaf me kërpudha

Para gjumit

  • 1 kos me 1 lugë fara lini dhe 1 lugë tërshërë

 

DITA 7

Mëngjës

  • 1 mandarinë
  • 1 kupë qumësht
  • 3 lugë tërshërë
  • 2 lugë lajthi
  • 1 kupë çaj

Paradite

  • 10 bajame
  • 1 kupë çaj jeshil

Drekë

  • 1 sallatë me 60 gr gjoks pule, sallatë jeshile dhe radikio, domate, pak vaj ulliri dhe limon
  • 1 mollë

Pasdite

  • 30 gr djathë pa yndyrë
  • 1 fetë bukë të zezë dhe 1 fletë sallatë jeshile ose kastraveca
  • 1 frut 1 kupë thjerrëza të gatuara me domate dhe karota
  • 60 gr djathë

Para gjumit

  • 1 frut

 

  • Sallatat dhe pjatat tuaja mund të pasurohen sipas dëshirës me erëza si piper, majdanoz, borzilok, kopër si dhe hudhra, qepë apo me salcë domateje të bërë vetë.
  • Limoni dhe uthulla e mollës apo e orizit dhe e rrushit mund të përdoren sipas preferencave tuaja.
  • Për të ëmbëlsuar shijen tuaj kërkoni të përdorni në vend të sheqerit Stevian, një ëmbëlsues bimor dhe pa kalori!
  • Mund të konsumoni 1 gotë verë në ditë duke bërë 2 ditë pushim në javë!
  • Këshillohen 3 kupa çaj jeshil gjatë gjithë ditës.
  • Konsumoni minimalisht 7-8 gota ujë natyral mineral në ditë!