Qeveria heq shpenzimet e ekspertizës së huaj që do të hetojë rastin e Astrit Deharit

Ekzekutivi i vendit ka hedhur hapat e parë në drejtim të zbardhjes së rastit të vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari.

Me rastin e mbledhjes së sotme të kabinetit qeveritar, Qeveria mori vendim për ndarjen e mjeteve në vlerë prej 50 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve për ekspertizë shtesë jashtë vendit lidhur me vdekjen e Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Me këtë rast, ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri tha se këtë propozim po e bën duke marrë për bazë rekomandimet e Kuvendit që e obligojnë Qeverinë për të hequr shpenzimet e ekspertizës së huaj që do të merret me këtë rast.

“Si ministër i drejtësisë jam i përkushtuar që ky rast të zbulohet deri në fund për t’i hequr dyshimet në lidhje me rastin”, ka thënë ministri Tahiri.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 49 mijë euro për punën e Komisionit Shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror me Malin e Zi.