Rama bën ironi me PD-në: Sa të keni krim dhe mafie e keni në terezi

Një nga qendrat e fjalimit të kryeministrit Rama  ishte edhe ndërprerja e seancës së djeshme parlamentare.

Rama ka ironizuar kur tha se opozita nuk ka faj, pasi sipas tij e ka në terezi sa të ketë krim dhe mafie.

“Forumet tuaja nuk e kanë dëgjuar një fjalë reflektimi çfarë ka ndodhur më humbjen në 25 qershor. Në vitin 2015 e shpallët humbjen fitore. Fajin e kemi ne që fitojmë dhe që bëjë sukses. Jeni kthyer nga çadra e dasmave si gjysmagjel. Keni 200 mijë pupla më pak se i latë rrugës. Çfarë faji keni ju? Ju keni krimin ju keni mafien. Sa të keni krim dhe mafie ju e keni në terezi. Rrini prisni pushtetin tju vijë.”- tha Rama.