Rama: Bir o Luli i nënës, kë të qajë më parë; vëllanë apo motrën

Kryeministri Rama nuk ka mbajtur nga akuzat në drejtim të PD-së dhe LSI-së, si dhe dy liderëve të këtyre partive, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhit.

Ai ironizoi ata, duke i etiketuar si “motra dhe vëllai”.

“Edhe miku im Lulzim Basha, pasi bëri akt lidershipi me 18 maj e mohoi se u tremb, nga frëngjitë e Jozefinës dhe Patozit nga kryengritja në pallat, nga ofiqarët e SHQUP-it që humbën karriget, dhe u kthye te çadra e dasmave.

E mohoi dhe ça bëri, ripohoi politikën qorre, shurdhe, memece që për katër vite ju katandisi juve në gjysmagjel.

Edhe LSI, që qetësinë dhe dashurinë e ktheu në llapazanëri dhe vajmedetërinë e linjës së re. Bir o Lul vllai kë të qaj më parë, ty a motrën tonë që keni një hall”, tha Rama.