Rashica shënon gol në fitoren e thellë të Vitesses (Video)

Milot Rashica ka shënuar golin e dytë këtë sezon në kampionatin holandez, në fitoren 0-4 që Vitesse mori në fushën e Heerenveen. Mesfushori kosovar, ish-pjesëtar i Kombëtares shqiptare, i hapi rrugë fitores së thellë të skuadrës së tij në minutën e 17-të. Rashica u aktivizua për 90 minuta të plota, duke treguar një formë shumë të mirë.

Vitesse ngjitet në kuotën e 18 pikëve, në vendin e tretë, vetëm 1 pikë larg Ajax të vendit të dytë. Rashica kishte shënuar golin e parë kundër Ajax, edhe atëherë në transfertë. Në të dy rastet Vitesse ka fituar. Mesfushori kosovar kërkohet nga Lazio dhe Napoli në Serie A dhe nuk është çudi që ai të kalojë në futbollin italian që në merakon e janarit.

Standings provided by Sofascore LiveScore