Replikat/ Ndoka: Rama është nën efektin e kokainës, ma konfirmuan se unë s’kam besim 100% te doktori!

Shprehja që tha ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike  Lulzim Basha, “Peshkatari është peshku më i madh”, ka ndezur situatën në sallën e Kuvendit.

Kjo shprehje e thënë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë replikës së tij në Kuvend ka shërbyer që Rama të nisë edhe njëherë ironinë e tij, duke futur ‘në sherr’ Bashën me Ndokën.

Berisha: Rama kruhet se përdor kokainë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar sërish akuzat e tij ndaj kreut të qeverisë Edi Rama, se ky i fundit është përdorues kokaine.

“Mediat shtrojnë sot një pyetje, e cila në pamje të parë ka dhe një aspekt gjysmë komik, por në të vërtetë mediat nuk e shtrojnë për komedi këtë pyetje. Pse kruhet kur flet Edi Rama? Ka vetëm një shkak, dhe kjo është kokaina. Lexoni që të gjithë, lexoni pak dhe ju, e keni provuar dhe ju këtu, e shof, ju njoh në fytyrë. Lexoni të gjithë mbidozat e kokainës. Mund të thoni ju se kjo është një çështje personale”, tha Berisha.

Replika e Ramës

Po marr fjalën të vë në vend nderin e një filozofi, Lulzim Basha tha ‘Peshkatari është peshku më i madh’. Unë e ftoj Ndokën t’i zgjidhi me gjyq për të drejtën e autorit.

Bëri shumë herë pyetjen çfarë përgjegjësie të mbaj unë, ç’mund të mbajë kreu i PD-së nga humbja në humbje, ska ç’të mbajë, se Saliu është si është është kush është përgjegjësinë kur humbi e mbajti.

Kurse Basha shtron pyetjen, dhe pyet parlamenti. Nuk jam unë që ta them se edhe po ta them nuk e kupton.

Çfarë tha Basha?

Kryeministri ka zgjedhur të bëjë batuta, tallje, dokrra hini, se nuk është aty me votat tuaja, është aty me mbështetjen e krimit të organizuar, ndërkombëtarët i thonë t’i shpallë luftë krimit të organizuar, unë i them partnerëve ndërkombëtarë që nuk e bën dot peshqit e mëdhenj, nuk i kap dot peshku më i madh, kur vetë peshkatari është vetë peshku më i madh s’ka shpresë të bëjë atë që kërkoni ju, nuk e kapën për xhakete i gjeti ky i gërmoi i bëri deputetë, kryetarë bashkish, ministra.

Replika e Ndokës

Kryeministri është nën efektin e kokainës, sapo ma konfirmuan se unë s’kam besim 100% te doktori, por një doktor jashtë më tha se shenjat e tij janë tipike për një përdorues kokaine.

Pasi jeni admirues dhe lexues i shprehjeve të mia i them që kush pi kokainë kruhet dhe nxihet, kam dhe një informacion të kualifikuar, është fakti që keni pirë tre shishe ujë dhe tre të tjera, pra 6, jepini ujë që të bëhet njeri normal për sa është e mundur që të vazhdojnë shishet e ministrave, pini ujë dhe ulni masën e kokainës.