Sëmundja mund Dritan Priftin!

Ish-ministri i Energjetikës, Dritan Prifti është ndarë nga jeta sot në Tiranë. Një ditë më parë, i ndjeri kishte kryer një operacion tejet të vështirë jashtë shtetit, pas së cilit nuk ka patur përmirësime.

Muajve të fundit, ai i ishte nënshtruar kurave intensive në Itali dhe Gjermani, por për fat të keq, asgjë nuk ndikoi për mirë në shëndetin e tij.

Pasditen e djeshme, Prifti u kthye në Shqipëri, ndërsa u bë me dije se gjendja po shkonte drejt përkeqësimit.

Dritan Prifti shërbeu si Ministër i Energjetikës në vitet 2009-2010.