Sherr në gjykatë për fëmijët e gjyqtares së ndjerë/ E motra: M’i lini mua fëmijët

Pak kohë pas krimit të rëndë në familje, ku u vra nga ish-bashkëshorti gjyqtarja Fildes Hafizi, motra e saj i është drejtuar gjykatës me një kërkesë, e cila ka të bëjë me fatin e dy fëmijëve të lënë jetim.

Amela Asllanaj ka kërkuar që gjykata t’i japë asaj kujdestarinë e dy fëmijëve, vajzën dhe djalin. Kërkesa në fjalë është depozituar ne Gjykatën e Tiranës dhe ka pasur perballje me vetë autorin e krimit, të atin e fëmijëve, Fadil Kasemi.

Pasi është njohur me këtë kërkesë, Kasemi e ka kundërshtuar, duke u shprehur se “fëmijët nuk kanë pse të shkojnë tek tezja, kur mund të rriten pranë të afërmve të mi”.