Si ta mbani gjallë pasionin nëse keni një lidhje në distancë

Distanca sigurisht nuk ndihmon marrëdhëniet në çift, sidomos kur momentet për të shpenzuar kohën së bashku janë të pakta. Të mbash ndezur flakën e pasionit nuk është e vështirë, mjafton të dini të luani me joshjen. Edhe nëse partneri/ja është diku tjetër, mund ta shfrytëzoni këtë kohë për ta kthyer dëshirën, mjafton thjeshtë ta trajtoni situatën lehtë dhe të përdorni një truk të vogël: ja se çfarë të bëni!

Mesazhe me zë dhe foto

Çfarë ka më mirë se bisedat pikante nëpërmjet whatsapp, ndoshta me një imazh sensual ose zanor që nxit fantazinë? Por kini kujdes: në këto raste duhet të kujtojmë që të mos e lëmë telefonin kudo, kjo mund të jetë e turpshme. Ju duhet të tregoni tek partneri që vazhdoni e dëshironi njësoj si në momentet kur e keni pranë dhe kjo do ta mbajë flakë e marrëdhënies mjaft të ndezur.

Sa më pak aq më mire

Meshkujt dhe femrat janë të ndryshëm, ne e dimë këtë. Vajzat  duan biseda të gjata e romantike, meshkujt preferojnë të kundërtën, pak fjalë dhe të sakta. Këshilla? Lërini thirrjet e pafundme të telefonatave me mesazhet në formë romani. T’i lini hapësira njëri-tjetrit për t’ju marrë malli, do ta forcojë marrëdhënien tuaj.

Surprizë!

Të qenit i parashikueshëm në njërën anë është një gjë e mirë sepse partnerët ndihen të sigurt, por nga ana tjetër, ka gjasa që t’ju bëjë të bini në rutinë. Pra, le të përpiqemi të befasojmë partnerin tonë me një mesazh në një moment të ditës që ai/ajo nuk e pret, t’i dërgoni një disk pa adresë, vetëm me një mb ishkrim që vetëm ju të dy mund ta dalloni, një letër dashurie së bashku me një foto tuajën ose mjaft gjëra që do ta preknin dhe do ta bënit t’ju dashuronte më shumë. S’ka asgjë më e bukur se ta bëni partnerin të ndihet në qendër të vëmendjes.

 Një udhëtim në çift

Të shkurtosh distancën ​​për çiftin është vendimtare. Organizoni një udhëtim papritmas, duke pyetur partnerin kur mund të jetë i/e lirë dhe surprizojeni me një biletë avioni të dërguar direkt përmes postës elektronike. Online ju mund të gjeni oferta me kosto të ulët dhe të përkryera për një largim romantik. Kjo do ta mbajë gjallë dëshirën dhe ndjenjën mes jush.

/tgcom