“Snowman”, historia rrëqethëse vjen për herë të parë në Shqipëri në ekranin e madh të kinemasë

“The Snowman” që do të rrëfejë një histori rrënqethëse e cila do t’ju bëjë që të mbani frymën deri në minutën e fundit të projeksionit, shfaqet për here të pare në ekranin e madh të Kinemasë Millennium. Në qytetin e Oslos kur fillojnë të bien flokët e parë të dëborës disa femra zhduken krejt papritur dhe në vend të tyre shfaqen kukulla prej bore misterioze.

Njeriu i borës ndjek hetimet e detektivit Harry Hole (Michael Fassbender), në krye të një skuadre speciale të policisë së Oslos, i ngarkuar me detyrën për të kërkuar mbi një seri vrasjesh lokale. Pas zhdukjes më të fundit që ndodhi gjatë borës së parë, Hole zbulon fakte interesante që lidhin disa vrasje me disa raste të ndodhura 20 vite më parë dhe të pazgjidhura deri në atë kohë: dimri me borë, kukulla prej bore në skenën e krimit dje të tjerë element që e bëjnë të mendojë për një vrasës serial. Me ndihmën e një agjenteje të re dhe mjaft të talentuar, polici duhet të bashkojë të gjitha pikat për të zbuluar  gjurmët e vrasësit para se t’i fshijë bora.

Duhej të ishte Martin Scorsese, ai që do të drejtonte përshtatjen kinematografike të një prej romaneve më popullorë  të serisë së Harry Hole shkruar nga norvegjezi Jo Nesbø. Pastaj ndodhi që ai u tërhoq nga karrigia e regjisorit për t’ia lënë vendin regjisorit të njohur suedez Tomas Alfredson duke qëndruar i lidhur me projektin si producent ekzekutiv.

Sipas medias së huaj përfshirja e regjisorit italo-amerikan ndihmon për të kuptuar sesa interesant dhe i pritur mund të jetë debutimi kinematografik i një prej (anti)heronjve më të dashur letrarë të viteve të fundit, Harry Hole.

Alfredson ia ka besuar rolin e policit aktorit  Michael Fassbender, një zgjedhje e shkëlqyer jo vetëm në letër. Aktori filloi xhirimet e filmit vetëm dy ditë pasi kishte mbaruar me rolin e tij në “Assassin’s Creed” (2016). Në krah të tij është aktorja Rebecca Ferguson e njohur për interpretimin e saj në filmin “The White Queen” (2013), me të cilin mori një nominim për  Golden Globe,  si dhe për rolet e tjera në “Mission: Impossible – Rogue Nation” (2015) dhe “Life” (2017).  Ferguson pritet të rikthehet si Ilsa Faust në sheshxhirimin e “Mission: Impossible 6” (2018). Në rolet të tjera tek “The Snowman” janë edhe aktorët  Charlotte Gainsbourg, Val Kilmer e J. K. Simmons.

“The Snowman” që rrëfen Harry Hole teksa vihet në ndjekje të vrasësit serial që kapet me nënat beqare dhe fëmijët e tyre, është shkruar nga Hossein Amini e Mattheë Michael Carnahan, ndërsa xhirimet janë realizuar midis Oslos dhe qyteteve të tjera norvegjeze.

Filmi është bazuar në romanin ”The Snowman” shkruar nga norvegjezi Jo Nesbø duke u bërë libri i shtatë i serive të tij Harry Hole. Vetë autori i romanit është bërë gjithashtu pjesë e filmit.