Studim/ Ja pse miqtë më të mirë janë ata që jua thonë të vërtetat “troç” në sy

 Sipas një studimi të botuar nga Psychological Science, miqtë më të mirë që mund të keni, janë të sinqertët që nuk kanë frikë t’jua thonë të vërteten në sy.

Askjt nuk i pëlqen të dëgjojë gjëra të dhimbshme e të vërteta. Por a jeni i sigurt se kjo është e mira absolute për ju? Apo ndonjëherë një përplasje konstruktive, veçanërisht me njerëzit që ju duan dhe cilët po përpiqen t’ju ndihmojnë, do t’ju bënte mirë? Nëse keni menduar ndonjëherë për këtë, jeni në vendin e duhur për t’iu përgjigjur pyetjes.

Një studim i  Psychological Science thotë se miqtë më të mirë janë ata të sinqertët, të cilët nuk kanë rezerva dhe frikë të tregojnë të vërtetën, edhe pse ndonjëherë mund të jetë mizore. Pra, emocionet negative që dikush mund t’ju japë, do t’ju ndihmojnë në përmirësimin e situatës tuaj.

Studiuesit morën 140 njerëz dhe i përfshinte ata në një video lojë ku kishte një partner A, i cili vendosi mbi strategjinë dhe një partner B, të cilit i ngarkoheshin vendimet e partnerit A. Një pjese të grupit iu caktua një lojë në të cilën qëllimi ishte të vrisnin sa më shumë armiq të jetë e mundur në një luftimm me përballje, ndërsa pjesës tjetër të grupit, iu dha një lojë në të cilën duhej të shpëtonin nga një masakër mumjesh.

Ishte e mundur të zgjidhej muzika, tiparet, atmosfera e lojës, konteksti virtual dhe hollësitë e tjera. Në fund,  parashikohej një çmim dhe secilit prej tyre iu tha qartë se vendimet e partnerit A, do të ndikonin në suksesin e kompanisë. Partneri A ishte përgjegjës për partnerin B.

Në fund të studimit, studiuesit vunë re se partnerët A (ata që vendosnin) bashkëpunonin ngushtë me partnerin B për arritur  një objektiv të qartë: të krijonin një situatë optimale për të arritur fitoren. Në rastin e lojës së parë me përballje, partneri A gjeneroi një ndjesi luftarake dhe bezdisje tek partneri B ndërsa në rastin e lojës me shpëtim dhe fshehje, i transmetoi patnerit të tij B, ndjesinë e frikës.

Pra, ka raste kur ndjenja dhe emocionet negative kanë për qëllim të arrijnë një objektiv përmirësimi. Përballja dhe konflikti ka, në fakt, një qëllim altruist edhe nëse, për momentin, e perceptoni atë me bezdi.

López-Pérez, një nga udhëheqësit e hulumtimit, gjeti një aplikim të përditshëm të këtij parimi: “Ne kemi identifikuar disa shembuj të përditshmërisë sonë: për shembull, kur shkaktoni frikën e dështimit për një person që keni për zemër dhe e shtyni atë që të studiojë më shumë për një provim “.

Jo vetëm kjo por  “Në përputhje me hulumtimet tona të mëparshme, rezultatet tona kanë treguar se njerëzit kanë pritshmëri shumë specifike për efektet që emocionet mund të shkaktojnë dhe janë të vetëdijshëm se cilat emocione mund të jenë më të mira për arritjen e qëllimeve të ndryshme”. Kush të do ty dhe kërkon një përplasje, e bën me vetëdije.

“Këto rezultate nxjerrin në pah disa dinamika sociale, duke na ndihmuar të kuptojmë, për shembull, pse ndonjëherë është e dobishme të bëjmë të dashurit tanë të ndihen keq, nëse e perceptojmë se ky emocion negativ mund të shërbejë për të arritur një qëllim të mirë”.

/cosmopolitan