Sulmohet gazetari në qendër të Prishtinës

Kryeredaktori i portalit ‘Insajder’ Vehbi Kajtazi është sulmuar fizikisht në një nga lokalet në qendër të Prishtinës.

Gazetari i ‘Insajderit’ ishte duke u larguar nga një kafene në kryeqytet, në momentin kur një person e ka grushtuar në kokë, duke i shkaktuar blana gjaku.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitë e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Aktualisht Policia ka vënë në pranga F.R, si i dyshuar për sulmin ndaj gazetarit Kajtazi.

Ky i fundit ka shkruar në profilin e tij në Facebook se Policia e ka marrë në pyetje pa asnjë bazë ligjore.