Trafikant droge/ Rama: Unë s’jam bos, keni 18 vjet që broçkullisni për mua

Në lidhje me akuzat për lidhjet e tij me trafikun e drogës, Rama nga foltorja e Kuvendit ka dhënë përmes fakteve se gjithçka thuhen janë vetëm broçkulla.

“Unë s’jam aspak përdorues, as shitës, as trafikant, as bos i trafikut të drogës. Juve ju duhen këto, përdorini, jepini, dhe shpresoni që shqiptarët të jenë budallenjtë që nuk janë.

Unë nuk jam as duarlidhur nga ndonjë lidhje me krimin dhe s’kam pasur asnjë lidhje me ato që keni thënë ju.

Keni 18 vjet që më keni futur në kallëpin e asaj bote dhe ja ku më keni këtu, se ata që ju dëgjojnë nuk janë budallenj”, tha më tej ai.