Turqi-SHBA/ Poshtë e më poshtë!

Turqia arrestoi disa ditë më parë një punonjës të ambasadës amerikane në Ankara me akuzën se dyshohet si pjesëmarrës në grushtin e shtetit të dështuar. I menjëhershëm veprimi i SHBA-së që bllokoi dhënien e vizave për qytetarët turq në Turqi. Por edhe Turqia nuk mbeti pas, por u kundërpërgjigj nga ana e saj duke bllokuar dhënien e vizave për qytetarët amerikanë në SHBA.
Duket se palët po i afrohen me shpejtësi pikës së moskthimit. Në sfond tashmë po duken sanksionet.

Natyrisht që gjërat nuk erdhën në mënyrë të papritur. Janë një sërë ngjarjesh që kanë ndodhur, sidomos vitin e fundit që po e rrisin nivelin e konfrontimit midis dy aleatëve shumë të ngushtë të Luftës së Ftohtë, por edhe të dy ushtrive më të fuqishme të NATO-s.
Ajo që është shqetësuese është se të dyja palët tashmë nuk po tentojnë më zbutjen, por konflikti sa vjen dhe shtohet. Siç duket, janë disa pika që përbëjnë bazën e kontraktitave ku palët janë të vendosura të mos lëshojnë pozicionet dhe këto janë grushti i shtetit i dështuar dhe problemi i kurdëve në rajon.

Në fakt, Turqia, mbas grushtit të dështuar të shtetit, ka ndryshuar totalisht politikën e saj të jashtme dhe është bërë shumë e vështirë të shpjegosh lëvizjet e saj asimetrike.
Turqia ka kryer arrestimet edhe të rreth 50 shtetasve të BE-së, shumica gjermanë, me po të njëjtën akuzë, por BE-ja ka zgjedhur një rrugë të ndryshme nga ajo që ka vendosur të ndjekë SHBA-ja. Kjo për shkak edhe të marrëveshjes për emigrantët që ka me Erdoganin, por dhe frikës për një dyndje të re që mund të trondisë me tej Evropën në këtë stinë referendumesh.
Në fakt, SHBA ka toleruar shumë nga veprimet e Turqisë, duke shpresusr në një reflektim të saj, por, siç duket, gjërat po shkojnë poshtë e më poshtë.
Janë disa veprime të Turqisë që SHBA-ja më në fund ka vendosur të mos tolerojë më dhe duket se konflikti është vetëm në fillim.

Pse po degradojne hap pas hapi marrëdhëniet turko-amerikane?

Së pari, është çështja e grushtit të dështuar të shtetit të vitit të kaluar. Turqia ka shpalluar si organizator Fethullah Gulen, që është rezident amerikan, duke i kërkuar SHBA-së që në bazë të marrëveshjes së ekstradimit midis dy vendeve ajo kërkon ekstradimin e menjëhershëm. Por SHBA-ja instiston se provat e paraqituara nga Turqia nuk janë të mjaftushme dhe se për këtë duhet të shprehen gjykatat amerikane që janë të pavarura nga qeveria. Në fakt, SHBA-ja e ka të qartë se ç’e pret Gulenin nëse do të procedohet në Turqi, por problemi është i komplikuar pasi Turqia nuk do t’i përgjgjet më kësaj marreveshjeje ekstradimi, duke e kthyer në nul. Në fakt, Erdogani kishte shumë besim tek Trump pasi prishi marrëdhëniet me Obamën për këtë cështje, por, siç duket, edhe Trump nuk mund të bëjë shumë ndaj sistemit të drejtesisë amerikane që po heton edhe atë vetë për Russiangate.

Së dyti, është çështja kurde.

Për Turqini krijimi i shtetit kurd do të thotë rrezikim serioz i integritetit të Turqisë pasi mund të nxisë 15 milionë kurdët që banojnë në Turqi drejt shkëputjes dhe për Turqinë kjo është e papranushme dhe shumë e rrezikshme, sidomos pas referendumit kurd në Irak.
Dhe ky nuk është vetëm një pozicion i Erdoganit dhe partisë së tij i zëmëruar nga grushti i shtetit i dështuar, por është një pozicion i gjithë elitës politike të Turqisë. Pikërisht vetëm për këtë çështje Turqia nuk zbret në kompromise. Turqia gjykon se përpara çdo alence rëndësi prioritare ka siguria kombëtare
Nga ana tjetër, SHBA i shikon kurdët në të 4 shtetet e Lindjes së Mesme si një aleat shumë të rëndësishëm që pas humbjes së të ashtuquajturve rebele të moderuar. Ata mbeten të vetmit aleatë kundër dominimit të shiitëve në rajon.
Turqia duke parë se SHBA nuk hoqi dorë nga mbështetja e kurdëve iu drejtua dy armiqve të SHBA-së, Rusisë dhe Iranit duke hyrë në bisedime me ta dhe arriti marrëveshjen e paqes në Astana pa rakorduar me SHBA.
Biles dje tanket turke kaluan kufirin sirian dhe u drejtuan për në qytetit verior të Idlibit në mbështetje të rebeleve pro turq për t’ia marrë terroristëve të Al Nusrës sipas marrëvëshjes së bërë me Rusinë dhe Iranin. Por qëllimi kryesor i kësaj ndërhyrje është bllokimi i bashkimit të kurdëve.
Biles ushtia turke sipas marrëveshjes do të ketë një koperturë ajrore nga aviacioni rus dhe këtë e deklaroi Erdogani gjatë vizitës në Beograd. E paimagjinushme sa larg kanë shkuar gjërat.
Tani kuptohet qartë çfarë efekti bën tek të gjithë vendet e NATO-s që ushtria e dytë e saj ndërmerr veprime ushatrake në kordinim me Rusinë kur NATO praktikisht nuk mbledh as Këshillin e bashkëpunumit NATO-Rusi pas ndërthurjes ruse në Krime. Një situatë me të vërtetë aluçinante.

Së treti, janë marrëdheniet me Iranin. Në një kohë që më 15 tetor Presidenti amerikan duhet të shprehet për marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe ku pritet që Kongresi pas dy muajsh të japë visto për “escalation” Erdogani shkon për vizitë në Iran. Ai i deklaron Rohanit se Turqia nuk mbështet embargon e vendosur kundër Iranit nga SHBA dhe do të vazhdojë bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve. Jo vetëm kaq, por deklaroi se të dyja vendet dhe dy ushtritë e tyre do të kordinojnë veprimet për të bllokuar shpalljen e shtetit kurd në Irak, po të jetë nevoja edhe me ndërhyrje ushtarake të kordinuara. Ndërkohë që së bashku me Iranin i shprehin mbështetje Katarit, që është në një konflikt të hapur me Arabine Saudite dhe vetë SHBA-Në. Biles Turqia ka dërguar edhe 5 mijë ushtarë në Doha, duke sfiduar edhe vetë amerikanët që kanë këtu bazën e tyre më të madhe në Lindjen e Mesme atë të Al-Udeidit.

Së katërti, janë marrëdhëniet me Rusinë e Putinit. Turqia vendosi blerjen e sistemit antiajror të sofistikuar S-400- Triumf pa denjuar t’i japë asnjë sHpjegim si NATO-s, por edhe SHBA si aleati më i ngushtë ushtarak i saj. Për herë të parë një vEnd i NATO-s ndërmerr një veprim të tillë kur marrëdhëniet NATO-Rusi janë më të këqija se edhe gjatë Luftës së Ftohtë.
Por megjithëse Rusia është nën embargo të Perëndimit, Turqia vazhdon ndërtimin e gazsjellësit South Stream, duke shtruar 170 km e parë dhe do të nisë brenda vitit ndërtimin e centralit atomik të Akuyy me vlerë 22 miliardë dollarë duke i dhënë një dorë Putinin për të përballuar embargon.
Gjithashtu, rakordimi i gjithë politikës në Lindjen e Mesme me Rusinë dhe jo me aleatët perendimorë me të cilët ka marrëveshje të rëndësishme tregon se Turqia nuk ka më besim tek Perëndimi për problemet e sigurisë kombëtare dhe ka vendosur t’i zgjidhë sipas mënyrës së vet.

Ndodh për herë të parë që SHBA i bllokon vizat një vendi tjetër të NATO-s. Dhe aq më tepër që Turqia është një nga vendet ku SHBA ka të dislokuara rreth 90 bomba nukleare taktike të aviacionit në bazën e Incilikut. Mbas këtij veprimi në sfond po duket sanksionet, që do të thotë praktikisht të diskutohet seriozisht pozicioni i Turqisë në NATO. Turqia nuk është një vend i lehtë për t’u mbajtur nën kontroll dhe e ka treguar këtë disa herë. Mjafton të përmendim pushtimin e Qipros veriore në 1974 duke befasuar NATO-n dhe duke rrezikuar seriozisht një konflikt të armatosur me Greqinë. Biles edhe sot Qipro, megjithëse është një vend i BE-së, Turqia e pengon të hyjë në NATO, duke vendosur veton.
Por duket se çështjet e konfliktit janë kardinale dhe nisur nga pozicionet e paleve në horizont nuk duket ndonjë zbutje. Erdogani dhe ministrat e tij refuzuan të presin ambasadorin amerikan John Bass në vizitën e kortesizë së largimit nga vendi, duke shprehur hapur pakënaqësinë për drejtimin që po marrin ngjarjet.

Por ndërkohë Bursa e Stambollit shënoi rënien e parë me 3%, ndërsa lira u zhvlehtësua kundrejt dollarit me 6%, që do të thotë se për Turqinë e integruar prej kohësh në sistemin financiar perëndimor nuk do të jetë një shaka konflikti me SHBA-në.

Natyrisht që mbas shkatërrimit të marrëdhënive me BE-në tani acarimi i tejskajshëm me SHBA po rrit në ekstrem shqetësimin e Perëndimit për pozicionin e Turqisë. Rakordimet e saj me Rusinë dhe Iranin tregojnë se situata është mjaft serioze.

Deri tani Perëndimi i ka toleruar pozicionet ambige të Turqisë, por, siç duket, tashmë ka ardhur koha për të sqaruar përfundimisht drejtimin se ku duhet të pozicionohen palët.
Por edhe vetë strategët gjeopolitikë të Perëndimit nuk e kanë të qartë se ku duhet të luajnë pasi bëhet fjalë për një vend shumë të rëndësishëm në skakierën gjeopolitike dhe ta humbësh atë ka konseguenca serioze.
E vetmja gjë e sigurt është se Turqia, duke qenë koshiente për avantazhet e pozicionit të saj gjeopolitik, nuk është një vend i lehtë për t’i bërë presion dhe kjo komplikon gjithçka.