Vasili: Kryeministri qesharak në tetor 2017 i vë taksat biznesit, e shndërron në armik publik!

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka ‘sulmuar’ Ramën duke e konsideruar atë mik të oligarkëve dhe armik të bizneseve të mbijetesës.

Vasili ndër të tjera e ka ironizuar Ramën lidhur me taksën e biznesit të vogël duke shkruar:

Po ky kryeministër qesharak në tetor 2017 ja vë taksat biznesit e shndërron në ARMIK PUBLIK dhe ja ç’thotë:

Ne duam që TVSH të mos përfundojë në xhepat e një grushti të pasurish. Mosdhënia dhe mosmarrja e faturës së TVSH-së është arsyeja pse i bëmë pjesë të skemës. Rezulton se ka disa biznese që deklarohen si të vegjël e qahen si të vegjël, por që nuk janë të tillë.”