VV dënohet me 5 mijë euro për vendosje të kioskave në kryeqytet

Vetëvendosjes i është shqiptuar gjoba e parë për shkelje ligjore gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka dënuar Lëvizjen Vetëvendosje! me 5 mijë e 100 euro, pas ankesës LDK-së se janë vendosur kioske nëpër sheshe në kryeqytet.

Pranohet si e bazuar ankesa e LDK-së me seli në Prishtinë, ndërsa subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje me seli në Prishtinë i shqiptohet dënimi me gjobë në vlerë prej 5,100 euro në të cilën detyrohet ta paguajë në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij vendimi nën kërcënim të përmbarimit”, është thënë në vendimin e PZAP-it.

Ankesa e LDK-së, ndaj Vetëvendosje!-s është bërë konkretisht për një kioskë për qëllime elektorale në sheshin “Zahir Pajaziti”.