Zbulohet topi i Botërorit, rikthim në vitet ‘60

Do të quhet “Adidas Telstar 18” dhe në dhjetor do të prezantohet si topi zyrtar për Botërorin që do të luhet në Rusi vitin e ardhshëm. Një emër i traditës, që risjell të njëjtin të përdorur në vitet ‘60-‘70.

Një top bardhezi me shkallëzime gri, një rishikim modern i Telstar-it origjinal. Gjithçka, siç shpjegon Footyheadlines, risjell edhe logon zyrtare të eventit, përveçse logos së “Adidas”.