Zbuloni nëse vërtet keni nevojë për syze leximi… 1 Minutë Test!

Për të ditur nëse vërtet duhet të përdorim syze leximi, jo në të gjitha rastet duhet të vrapojmë te okulisti për ta kuptuar këtë, ose të paktën pas këtij testi nëse vërtet doni të shkoni tek ai për një kontroll, do t’ia shkelni derën e klinikës më të bindur rreth nevojës suaj për të përdorur syze.

Ky test është i vërtetë, realistik dhe me shkallë të lartë përpikmërie. Figura më poshtë quhet Snellen.

Figura Snellen

Le të fillojmë nga pjesa e sipërme e figurës, mbani një distancë prej 45 cm nga smartphoni apo kompjuteri juaj dhe respektojeni atë deri në fund të testit. Arrini ta identifikojnë shkronjën e parë të rreshtit të tretë?

Ishte e thjeshtë, apo jo? Tani le të vijojmë me rreshtin tjetër, arrini ta identifikoni shkronjën e tretë në rreshtin e gjashtë? Po të dytën në rreshtin e pestë?

Nëse ia dole mbanë edhe kësaj, je në rrugë të mirë… Tani gjërat vështirësohen paksa:

Arrini ta identifikoni shkronjën e dytë të rreshtit të shtatë? Po të gjashtën e rreshtit tetë?

Urojmë t’i keni gjetur saktë edhe kësaj radhe, vetëm kujtohuni të mos afroheni shumë te ekrani i kompjuterit apo smartphone respektojeni distancën 45 cm të paktën.

Dhe e fundit… Identifikoni te pestën e rreshtit nëntë. Të tretën e rreshtit dhjetë dhe të parën e rreshtit njëmbëdhjetë…

Kaq ishte! Në këtë pikë ju lind e drejta që ta afroni monitorin e kompjuterin ose të smartphonit edhe më shumë që të vërtetoni identifikimet tuaja me ato realet e figurës rast pas rasti. Mos harroni të komentoni përgjigjet tuaja…