Zgjidhet Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit/ Albana Shtyllën do e zëvendësojë…

Duke nisur nga e hëna që vjen, 16 tetor, Genc Gjonçaj, do të jetë Sekretari i ri i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë.

Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë Albana Shtyllën.

Gjonçaj, me profesion jurist, ka mbajtur më parë postin e sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.

Ai ka qenë edhe përfaqësues i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Genc Gjonçaj ishte edhe një prej emrave të listës së kandidatëve për kreun e institucionit të Avokatit të Popullit.