Zidane: Zemra ime është e bardhë, s’e drejtoj Barcelonën

Real Madrid do të luajë nesër në transfertë nga Getafe-s dhe trajneri Zinedine Zidane doli sot në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së radhës në La Liga. Ai foli për shumë çështje, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve, por ajo që bëri lajm ishte se ai la të kuptohet se nuk do të drejtojë kurrë Barcelonën.

“Lojtarët janë kthyer më shumë, ose më pak të shëndetshëm nga angazhimet e tyre me kombëtaret, kjo është më e rëndësishmja. Jemi të lumtur për të luajtur sërish në La Liga, pas pushimit. Djemtë kanë pasur ndeshje shumë të vështira, por duan të konkurrojnë sërish në kampionat.

Gjendja e Bale? Është mirë, çdo ditë e më mirë. Sidoqoftë, nuk mund të luajë. Nuk mund të themi nëse do të kthehet brenda një jave, apo 10 ditësh. Gjëja më e mirë është që të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur”. Një ngacmim ka ardhur nga pyetja e një gazetari. Francezi është “testuar” nëse do të bëhet ndonjëherë trajner i Barcelonës, duke dhënë këtë përgjigje:

“Kam një zemër të bardhë. Pas Madridit më kanë pyetur nëse dëshiroj të luaja në vende të tjera dhe thashë jo. Ne do të shohim, por jo. 100 ndeshje si trajner i Real Madridit? Gjëja e vështirë është kur humbet, sepse diçka nuk e ke bërë mirë. Fitimi i La Liga-s ishte gjëja më e bukur që kam pasur ndonjëherë. Kjo, për shkak se puna në kampionat është ditë për ditë, është shumë e komplikuar, shumë e bukur dhe për ta fituar atë është maksimumi.

Çfarë pres nga ndeshja Atlético Madrid-Barcelona? Unë e kam mendjen te Getafe, ndaj çfarëdo që të ndodhë me rivalët tanë për titull del në plan të dytë. Çfarë mendoj për debatin e atyre që thonë se Bale duhej të ishte shitur për të nënshkruar me Mbappé?

Ne mendojmë vetëm për lojtarët që kemi, nuk duhet të shikojmë prapa apo përpara, por të merremi me të tashmen. Pavarësia e Katalonjës? Unë e shoh atë si gjithë të tjerët. Nuk do t’ju them se çfarë mendoj. Ne jemi këtu për të folur për futbollin, nuk është vendi i duhur për të folur për këtë”.