Zjarret në Kaliforni/ 285 të zhdukur, 23 të vdekur

Pamjet e realizuara nga ajri me dronë tregojnë përmasat e shkatërrimeve që kanë lënë pas zjarret në Kaliforni.

Bilanci i vdekjeve ka mbërritur në 23, ndërsa të zhdukurit janë më shumë se 285.

Arsyeja e zjarreve masive që rrënuan rajonin verior të prodhimit të verës nuk dihen ende me saktësi, por mendohet se ato mund të jenë shkaktuar nga rrëzimi i linjave të energjisë prej erërave të fuqishme, e më pas janë ushqyer sa prej këtyre të fundit, aq edhe prej motit të thatë e të nxehtë.

Është e paqartë sidoqoftë nëse të gjithë këta njerëz kanë pësuar vërtetë diçka nga zjarret apo janë larguar pa i lajmëruar autoritetet.