Zyrtarët turq pranojnë se ka ftohje të marrëdhënieve mes Turqisë dhe shqiptarëve

Ministri i Turizmit dhe Telekomunikacionit në Qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiç ka vlerësuar se ka ftohje në marrëdhëniet mes Turqisë dhe shqiptarëve.

Në një prononcim për mediat në Beograd, ai ka folur për ecuritë e takimeve me përfaqësuesit e qeverisë turke gjatë qëndrimit dyditor të presidentit turk Erdogan në kryeqytetin serb.

I pyetur nëse gjatë këtyre takimeve është përmendur çështja e Kosovës, Lajiç ka thënë se kanë mbizotëruar vetëm temat ekonomike.

“Partnerët turq më kanë thënë se marrëdhëniet e Turqisë me Shqipërinë e Kosovën nuk janë të atilla siç kanë qenë deri te përpjeka e grusht shtetit dhe se është e qartë se ka njëfarë ftohje marrëdhëniesh”, ka nënvizuar ministri Lajiç.