Akuzat për bartje të paligjshme të votuesve, ja si përgjigjet Vetëvendosja

Kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri ka komentuar raportimet e djeshme të mediave, se ky subjekt ka organizuar jashtëligjshëm bartjen e qytetarëve nëpër qendrat e votimeve.

Në konferencën e sotme për media, ai ka thënë se Vetëvendosje nuk ka bërë asgjë, përpos që u ka ndihmuar qytetarëve që kishin nevojë për transport.

“Votuesit që janë deklaruar në VV se kanë nevojë për transport, natyrisht se ne iu kemi ofruar një gjë të tillë. KQZ merr masa të heshtura që kanë për synim dekurajimin e votuesit, duke ua ndërrruar vendvotimin. VV përkundër kësaj e inkurajon votuesin dhe kjo është e rëndësishme për qytetarin”, ka deklaruar Ymeri.

Sipas tij, edhe kryeministri i Kanadës kishte vepruar njësoj, ku në Twitter kishte dhënë numrin se ku mund të lajmëroheshin ata që kishin nevojë për transport.