Aleksandrovych: Unë mbetëm në qëndrimin tim të njëjtë

Ambasadori ukrainas në Beograd Oleksandr Aleksandrovych ka thënë se nuk do të heq dorë prej qëndrimeve të tij, që shkaktuan debate të shumta në Serbi.

Pas kthimit nga Kievi, ku ishte ftuar për sqarime, ai ka thënë se në takimin e tij me ministrin e Jashtëm të Ukrainës është shprehur i njëjti qëndrim.

Në një prononcim për B92, diplomati ukrainas ka theksuar se deklarata e tij nuk do të thotë që ‘Serbia nuk ka një politikë të jashtme të pavarur’, përcjell Konica.al.

“Nuk dua të përzihem në këtë, por thelbi ështe tek politika e brendshme ruse. Kur ke një regjim të korruptuar dhe të kriminalizuar, ti dëshiron që edhe fqinjët të jenë njësoj si ju, që të mund të bësh biznes dhe të shmangësh vëmendjen e popullit tënd të varfëruar”, ka thënë Aleksandrovych.

Ai ka theksuar se ‘gjithçka ishte mirë në marrëdhëniet mes Ukrainës dhe Serbisë’, derisa kjo e fundit votoi kundër një rezolute të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në Krime.

“Çka ndodhi? Ju duhet ta pyesni Daçiçin, unë nuk mund ta pyes atë”, ka thënë ambasadori ukrainas, duke shtuar se i është dashur të pres 14 muaj për një takim me të.

Aleksandrovych ka folur për bisedën me vartësit e tij në Kiev, numrin e mercenarëve serbë që po luftojnë në lindje të Ukrainës, marrëdhëniet e vendit të tij me Ukrainën dhe paralelet me marrëdhëniet mes Rusisë dhe Serbisë, si dhe për takimin e zyrtarëve amerikanë dhe rusë në Beograd.