Arrestohet kosovari që dyshohet se incizonte bazën ushtarake në Shkup

Policia e Maqedonisë ka vënë në pranga një shtetas të Kosovës, me inicialet H.R, i cili është kapur brenda mjedisit të kazermës ushtarake ‘Ilinden’ në Shkup.

Ai është arrestuar me dyshimet për ‘hyrje të paautorizuar në objekte ushtarake dhe bërje të skicave ose vizatimeve të objekteve ushtarake’.

Policia ka bërë me dije se pas ndriçimit të plotë të rastit do të ngrihet një parashtresë ndaj 58-vjeçarit nga Kosova.