Autogol nga 40 metra nuk ishte parë ndonjëherë (Video)

Pas golit të realizuar nga rreth 50 metra, një tjetër “perlë” ka ardhur nga futbolli. Me ndryshimin se këaj here kemi të bëjmë me autogolin që është shënuar në largësinë më të madhe, rreth 40 metra. Lojtari që Chelsea ka huazuar te Vitesse, Zouden Fankaty Dabo, do të ketë dashur që toka të hapej e ai të zhdukej sa më larg pas autogolit të turpshëm.

Mbrojtësi 22-vjeçar, aktualisht i huazuar te Vitesse në kampionatin holandez, ka shënuar vetëm një herë në karrierën e tij profesionale. Dhe ai do ta ketë shumë të vështirë për të shënuar një gol më të bukur se ky, megjithëse ishte në portën e tij. Kur e ka parë edhe pas ndeshjes, ka mbetur pa fjalë…