Britania e Madhe kërkon largimin e UNMIK-ut nga Kosova

Ambasadori britanik në OKB, Matthew Rycroft ka mbështetur nismën e Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Kosovës për të ndryshuar formatin e misionit të OKB-së në Kosovë.

“Është koha që UNMIK-u të punojë më pak, e jo më shumë”, tha diplomati britanik në fjalën e tij.

Rycroft ka shtuar se Britania është e zhgënjyer, pasi një nismë e tillë nuk po gjen mirëkuptimin e palëve tjera.