Brukseli jep datën kur do të fillojnë bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë

Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov dhe Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani sot në Bruksel u takuan me komsionerin për Zgjerim Johannes Hahn dhe Përfaqësuesen e Lartë të BE-së Federica Mogherini.

Temë e këtij takimi ishte nevoja për thellimin e procesit të reformave dhe përkthimin e tij në rezultate të prekshme, përcjell Konica.al.

Siç bëhet e ditur nga mediat maqedonase, Hahn dhe Mogherini shprehën mbështetjen e tyre për procesin e reformave dhe ndërtimin e urave të fqinjësisë së mirë, duke i konsideruar si argumente të forta për marrjen e rekomandimeve poizitive për fillimin e bisedimeve për anëtarësim gjatë pranverës së ardhshme.