Çakos nuk i hyn një gjëmb në këmbë. Ai s’ka ndonjë përgjegjësi? Ja çfarë thotë Rama

Rama edhe një herë tjetër ka sjellë në vemendje se do të bëhej Vetting në polici. Pavarësisht thumbave që ka marë gjatë emisionit “360 Gradë” të Artur Zhejit në “Ora News”, ai tha se nuk e zhbëjnë dot punën e përpjekjet e arritura nga të tjerë.

Ke drejtorin e policisë, z. Çako që nuk i hyn një gjëmb në këmbë. Ai s’ka ndonjë përgjegjësi? Ai të paktën për pakujdesi, s’mund të japi dorëheqjen? Si ka mundësi gjithë këta drejtorë komisariati dhe gjithë këta të inkriminuar në polici, do të vijë dhe poligrafi për të matur makinën e së vërtetës. Drejtorit të policisë do ia vendosësh ti makinën e së vërtetës, tek për tek, si i bëhet, apo ti beson verbërisht edhe tek z. Çako?

Së pari as 2, as 7, as 27 nuk e zhbëjnë punën dhe përpjekjet e arritur nga mijëra të tjerë. Së dyti ne e kemi deklaruar përpara sesa të dilte kjo çështje dhe të vendosej në rendin e ditës se do të bënim Vetting në polici.

Ky projekt ka nisur kur ministër i Brendshëm është vendosur Xhafaj. Ambicja jonë nuk kufizohet për atë që kemi bërë. Ambicja ime është që në 8 vjet te kemi një polici të shtetit që renditet ne mesataren e mirë evropiane.

Kurrë nuk kam thënë që ç’ka kemi bërë mjafton dhe kënaq. Poligrafi është pjesë e procesit te Vettingut në Policinë e Shtetit. Kam qenë unë që kam qenë në Uashington për të firmosur marrëveshjen e memorandumit me FBI. Unë kam kërkuar këtë gjë sa herë më është dhënë mundësia. Sot FBI është prezente falë kësaj këmbëngulje. Jam unë që po punoj bashkë me të tjerë, për të sjellë forca të reja”.